Milani vazhdon të vrapojë me shpejtësi në krye të renditjes në Serinë A falë lidershipit të emrave më përvojë si Ibrahimovic pao Kjaer si dhe të një hapi cilësor në mesfushë, ku po spikat Franck Kessie, të cilin shokët e tij e pagëzuan, jo rastësisht, me nofkën “Presidenti”.
Një falënderim i veçantë i Kessie për rilindjen e tij shkon për trajnerin Stefano Pioli:
“Ai na mori mënjanë dhe filloi të na fliste për të na shpjeguar se çfarë donte nga ne. Grupi filloi të punonte me idetë e tij dhe tani ne vazhdojmë ta bëjmë këtë ditë pas dite. Që atëherë ne kemi ndryshuar fytyrën tonë. Ne mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Tani është Cagliari, nuk mendojmë për asgjë tjetër.”
Një mentalitet që i ka rritur shumë kuqezinjtë, aq sa tifozët madje kanë filluar të ëndërrojnë për titullin:
“Mendoj se, nëse do të kishim publikun, veçanërisht në “San Siro”, do të ishte shumë më mirë, sepse do të na jepte një shtysë të madhe. Mbase do të kishim rezultate më të mira. Titulli tabu? Pse duhet të jetë? Ne jemi Milani, historia flet për ne. Një klub si Milani nuk mund të ndihet jokomod nëse flitet për titulin.”
Megjithatë duket se janë të paktë ata që besojnë te Milani do ta ruajë kreun deri në fund të kampionatit.
“Kemi një faleminderit për të gjitha ata që mendojnë kështu, sepse këto argumente dhe parashikime nuk bëjnë asgjë tjetër veçse na motivojnë më shumë çdo ditë. Ato janë vitaminat tona”.
Top Channel