Dëbora krijon probleme në rrugë, temperaturat arrijnë –18 gradë celsius.

Greqia është goditur në orët e fundit nga një valë e motit te acartë e quajtur “Leandros” e cila ka sjellë në fillim reshje bore në të gjithë Greqinë kontinentale dhe disa ishuj, e më pas temperatura te acarta. Reshjet e borës gjatë gjithë ditës se shtunë kanë sjellë probleme të shumta me transportin prej zonave periferike te Athinës, në Greqinë qendrore e sidomos në gjithë Greqinë e veriut. Në shumë rrugë nacionale lëvizja e automjeteve kryhet vetëm me ndihmën e zinxhirëve ,ndërsa policia rrugore ka ndaluar qarkullimin e mjeteve të tonazhit te rënde. Prej orëve te mbrëmjes të së shtunës reshjet e borës u pasuan nga temperatura tepër të ulëta deri ns -17 gradë ,ndërsa në disa zona të Greqisë veriore si  Klisura e Kosturit, liqeni i verdhe i Kozanit, apo edhe qendra sportive dimërore Kaimakcalan pranë Edesës, termometri shënoi mbi 18 gradë celcius nën zero. Edhe pranë qytetit te Selanikut disa rrugë nacionale janë ende të mbyllura pasi bora ka ngrirë dhe po bëhen përpjekje për hapjen e tyre. Autoritet lokale kanë vendosur që në disa prej këtyre bashkive apo komunave, shkollat fillore qe u hapen vetem nje jave me pare për shkak te pandemisë te mbeten te mbyllura. Prej motit te keq disa dhjetra fshatra në Greqinë e veriut nuk kanë pasur energji elektrike. Sipas meteorologëve temperaturat e ulëta dhe moti i acartë do të vazhdojnë edhe për të paktën 24 orë të tjera.

Top Channel