E diela e ambasadores Yuri Kim ndryshe. Gështenja, muzikë e shëtitje…

17/01/2021 18:26

I ftohti nuk e ka ndaluar Ambasadoren amerikane, Yuri Kim të shijojë fundjavën.

Në Instagram ajo ka postuar disa foto, ku siç duket ka zgjedhur qendrën e kryeqytetit dhe Liqenin Artificial, për të një shëtitje me miqtë e saj.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, kryediplomatja amerikane duket në mes të sheshit “Skënderbej” e shoqëruar edhe nga ambasadorja e Suedisë, Elsa Hassad.

Ambasadorja nuk ka harruar të përkujtojë 553-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar.

“Është një ditë e mrekullueshme në Tiranë, perfekte për një shëtitje. Së bashku me miqtë e mi italianë dhe suedezë, ne nderojmë Skenderbeun, i cili vdiq më 17 janar të vitit 1468. Fryma e tij e këmbënguljes dhe e guximit qoftë e përjetshme!”, shkruan Yuri Kim krahas fotove.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA