Origjina e saj është e hershme, madje shumë, por ajo nuk e tregon aspak moshën shekullore.
Pica, është një nga më të njohurat dhe të dashurat në botë, aq sa është përfshirë edhe në listën e trashëgimive të njerëzimit nga UNESCO në 2017. E diela e 17 janarit, i dedikohet pikërisht asaj. Është dita botërore e picës, një ditë speciale në të cilën festohet kjo pjatë simbol e italianëve, pavarësisht se historia flet për të prej shekujsh.
Fjala Picë, shfaqet e shkruar për të parën herë në një dokument të vitit 887, shkruar në latinisht. Atje, pica përmendet si formë pagese për një kontratë qeraje të një mulliri.
Historia e picës, transferohet në Napoli në 1535. Me kalimin e kohës, pica është pasuruar me përbërës të rinj por ka mbetur gjithnjë e pëlqyer dhe adhuruar nga të mëdhenj e të vegjël.
Vecanërisht vitin e kaluar, kur njerëzit në vende të ndryshme të botës e gjetën veten të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të izolimeve që kishin si qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Vetëm italianët, kanë porositur në shtëpi një sasi të barabartë me plot 135 mijë metra katror për të kompensuar mërzinë e izolimit, të paktën në tavolinë.
Top Channel