“Shiko Kush LUAN”/ Martohet në fshehtësi Gent Fatali? Reperi zbulon të vërtetën e dasmës me Rozafën

16/01/2021 23:38

Në këtë puntatë të “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollca ishte i ftuar reperi Gent Fatali.

Sfida dedikuar Fatalit ishte “Paintball” dhe në këtë sfidë Genti u tregua edhe mjaft i dashuruar, pasi një ndër pyetjet që iu drejtua kishte lidhje me të dashurën e tij të zemrës, Rozafa.

“Lart e poshtë flitet se ti dhe Rozafa tashmë jeni celebruar në fshehtësi, sa i vërtetë është ky lajm që kemi mësuar, nëse jo të paktë dhuroi një puthje nga fotoja në tabelë.”

Ai u shpreh se ky lajm nuk është i vërtetë dhe dyshja nuk janë celebruar në fshehtësi. Ai gjithashtu bëri edhe gjestin e bukur që shkoi dhe puthi Rozafën në foton në tabelë.

Top Channel