Rama në shkollën e rindërtuar në Laç, bëhet ‘trajner’ basketbolli por gjuajtjen e parë e humbet edhe vetë…

16/01/2021 16:40

LAÇ – Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme ka qenë i pranishëm në shkollën nëntëvjeçare të rindërtuar “Dan Bajrami” e cila ishte shkatërruar nga tërmeti i nëntorit.

Ndërkohë Rama për një moment ka marrë edhe rolin e trajnerit në basketboll për një grup nxënësish që ishin të pranishëm në sallën sportive.

Edhe pse nxënësit e kishin të vështirë fillimisht që të shënonin kosh, kryeministri Rama duket se e ka marrë me sportivitet dhe i ka mësuar ata se si të arrinin rrjetën. Pas disa përpjekjesh, shumë nxënës arritën të shënonin kosh.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama basketbollin e ka një nga sportet më të preferuar.  Në këtë shkollë në Gjorem, pritet që të mësojnë 400 fëmijë dhe sipas kryeministrit Edi Rama, është si shkolla e Bashkimit Evropian.

“Laç, Gjorem – Në shkollën e rilindur nëntëvjeçare “Dan Bajrami”, rrënuar nga tërmeti pas dekadash vjetërsimi dhe kthyer sot në një realitet të denjë për 400 fëmijë, më e bukur, më e fortë e me kushte optimale, njësoj si shkollat e Bashkimit Europian🇪🇺📚👫😍” shkruan Rama.

FOTO GALERI
1/24

Top Channel