Polemika dhe tension në Botëror/ Mbappé i përgjigjet ashpër Paraguajit: “Nëse na detyroni të bëhemi “pis” ne do ta bëjmë…” 05/07 02:48
Chelsea e ka realizuar një fitore shumë të rëndësishme në kuadër të xhiros së 18-të në kampionatin anglez të futbollit duke e mposhtur Fulhamin me rezultat minimal 0-1.
Fulhami e luajti të gjithë pjesën e dytë me një lojtarë më pak në fushë për shkak se në minutën e 44’ nga loja u përjashtua Robinson, përcjell KosovaPress.
Por, përkundër se kishte epërsi numerike në fushë, skuadra e Frank Lampard e realizoi vetëm një gol dhe ai erdhi në minutën e 78’ kur realizoi Maison Mount.
Pas 18 ndeshjeve, “Blutë” e Londrës kanë mbledhur 29 pikë dhe renditen në vendin e shtatë në tabelë.
Top Channel