Stafi akademik duhet të ketë përparësi në planin kombëtar të vaksinimit kundër Covid-19, është kërkesa e sindikatës së punonjësve në universitete drejtuar kryeministrit dhe ministreve të arsimit dhe shëndetësisë.
Gjatë shtator tetorit kur kishim sezonin e ngjeshur të provimeve në auditore patëm një infektim masiv të pedagogëve. Që kjo të mos përsëritet ne kërkojmë
Për të luftuar mangësitë në formimin e studentëve nga mësimi online, kjo kërkesë e vaksinimit sipas akademikëve është e domosdoshme në mënyrë që të kthehen sa më shpejt në auditore.
Nuk duhet të bëhen ndarje mes arsimtarëve për vaksinimin thekson kryetari i sindikatës, Sandër Kovaçi, proces i cili propozon të realizohet në disa faza edhe për 5 mijë pedagogët.
Top Channel