Vangjel Dule në Top Talk: Rama ka shkelur mbi pronat e minoritarëve, kemi premtimin e Bashës se do korrigjohet abuzimi

15/01/2021 18:02
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule

Sipas Dules, nëse koalicioni opozitar vjen në pushtet do të bëhen ndryshime në ligj që do të jenë në interesin e minoriteve.

Vangjel Dule shpjegon pse dha dorëheqjen nga pozicioni i nën kryetarit të kuvendit, gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama, kur PBDNJ ishte pjesë e koalicionit fitues që shpjegon dhe arsyen pse nuk do të negociojë me Ramën: “Mandati i kaluar, por edhe ky i mazhorancës karakterizohet nga hapa prapa për sa i përket respektimit të të drejtave të minoriteteve. Të drejtat e minoriteteve pësuan goditje, ndarja territoriale administrative krijoi një problem të paprecedentë. Ajo që ndodh me pronat te pjesëtarët e minoritetit etnik grek dhe në veçanti në Himarë, nuk ka ndodhur nuk ka ndodhur në asnjë periudhë të historisë së shtetit modern shqiptar”.

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut thotë se është drejt finalizimit të marrëveshjes me koalicionit opozitar. Sipas tij, Basha bën diferencën nga Rama sepse ndjek politike që nuk bien ndesh me interesat e minoriteteve.

Qëndrimi i Bashës është në radhë të parë, larg politikave klienteliste dhe larg parimit që i rrëmbej pronën pronarëve të paligjshëm dhe ua vë me ligjshmëri të dyshimtë ortakëve dhe klientëve të mi elektoral.

Çfarë po ndodh sot në Himarë? Tokat u rrëmbehen, është shndërruar në industri prodhimi i ligjeve nga qeveria, nga vetë kryeministri Rama  me qëllim tjetërsimin total të statusit pronësor në zonën e bregdetit të Jonit në dëm të pronarëve dhe në favor të oligarkëve. Vetë Basha është angazhuar dhe është me idenë se prona i takon pronarit të ligjshëm”.

I pyetur nëse do të ketë shfuëqizime vendimesh nëse vijnë në pushtet, Dule shprehet: “Politika do të mbështesë idenë se prona i takon pronarit të ligjshëm.  Çdo lëvizje që do të bëhet në kuadër të ligjit, nuk do të bjerë në kundërshtim me interesat e pronarit dhe komunitetit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA