Tjetër aksident në Tiranë/ Përplasen dy automjete, plagoset një këmbësor

15/01/2021 09:06

Një tjetër aksident ka ndodhur në Tiranë.

Ditën e sotme në rrugën “5 Maj”, janë përfshirë në një aksident dy mjete.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar këmbësori shtetasi F.A., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kujtojmë se dhe dje në kryeqytet ndodhi një aksident i frikshëm pranë ambasadës italiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA