Një tjetër aksident ka ndodhur në kryeqytet.

Mësohet se rreth orës 12:55, tek Cassa Italia, mjeti me drejtues K. V, ka aksidentuar punonjësen e policisë të qarkullimit rrugor shtetasen A. Sh, aktualisht në shërbim, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më herët në mëngjes tek “5 maji” ndodhi një tjetër aksident ku u lëndua një këmbësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA