Sot do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore për “Dosjen 184” në Dibër.

Prokuroria e Dibrës pasi përfundoi hetimet për dosjen e bujshme 184 dorëzoi në gjykatë katër të pandehur për shpërdorim detyrë dhe kanosje të zgjedhësve.

I pandehuri Robert Aga, ish shef komisiariati akuzohet për shpërdorim detyre, pasi me dashje dhe në kundërshtim me ligjin ka vënë uniformat blu në funksion të një subjekti politik, në rastin konkret maxhoranxës socialiste.

Drini Gjeci ish drejtor i Arsimit, do të përgjigjet para drejtësisë për shpërdorim detyre, pasi kanoste mësuesit se nëse nuk votonin në favor të kandidatit të mbështetur nga maxhorancxa, do t’i largonte nga detyra.

Nuri Meda, administrator i Njësisë Administrative Tomin akuzohet për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve. Në kundërshtim me ligjin ai ka dëmtuar interesat e qytetarëve, pasi ka përjashtuar 39 familje nga skema e ndihmës ekonomike, vetëm për shkak të bindjeve politike, pa verifikuar nëse i plotësonin ose jo kriteret për të qenë pjesë e skemës.

Hasan Hoti nga njësia administrative Lurë akuzohet se ka kanosur zgjedhësit me qëllim që të votonin për kandidatinpër kryebashkiak i Aleancës për Shqipërinë Europiane

Prokuroria thekson në dosje se disa nga personat nën hetim, zyrtarë apo ish zyrtarë si dhe biznesmenë e kanë konsumuar veprën penale të shitblerjes së votës, por nuk mund të merren në përgjegjësi ligjore, përderisa vepra penale është parashkruar.

Këtë vepër penale sipas prokurorisë e kanë kryer, Imer Lala, Robert Aga, Arben Keshi, Drini Gjeci,Afrim Mikli apo Bekim Krashi, porse për arsye proceduriale ata shpëtojnë nga ndëshkimi.

Dosja e bujshme 184, trazoi politikën shqiptare pas publikimit të përgjimeve në BILD-in Gjerman, ndërsa bëri disa herë rrugëtimin nga Dibra në Tiranë e anasjelltas, për t’u vendosur përfundimisht në Dibër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA