Situata e përmbytjeve në Shkodër, 1750 hektarë nën ujë. Nuk bie niveli në rrugën e Obotit

15/01/2021 10:28

Situata e përmbytjeve duket se po shkon drejt përmirësimit në Bashkinë e Shkodrës, por mbeten ende 1750 hektarë nën ujë.

Pjesa më e madhe e sipërfaqeve të përmbytura janë foregjere të dyta, jonxhe dhe më pas vijnë tokat e pakultivuara, grurët, bimët dekorative dhe pemtoret.

Mbetet ende problem rruga e Obotit, ku niveli i ujit është 80 cm dhe kalohet vetëm me mjete të larta, si dhe vazhdon të jetë i bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat.

Njoftimi i plotë

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 15.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

-Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.18m.(Kuota max 6.30 m)
-Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën08.30,shënon kuotën 8.54 m.(Kuota max 8.70 m)
-Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.72m. (Kuota max 7.50 m)
-Lumi Kir ka prurje minimale.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1750 Ha

-Tokë e pakultivuar 488 Ha
-Foragjere të dyta, jonxhe 1110 Ha
-Grurë 85 Ha
-Bimë dekorative 60 Ha
-Pemtore 7 Ha

Nj.A. Ana e Malit

-Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm  me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.

-Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.

-Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 900 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
-Tokë e pakultivuar 200 Ha
-Foragjere të dyta, jonxhe 665 Ha
-Grurë 30 Ha
-Pemtore 5 Ha

Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 750 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat  Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar,Darragjat), nga të cilat:

-Tokë e pakultivuar  255 Ha
-Foragjere të dyta, jonxhe 380Ha
-Bimë dekorative 60 Ha
-Grurë 55 Ha
-Vazhdon të jetë i bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat.

Nj. A. Guri i Zi

-Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë

-Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri,Luarz.
-Tokë e pakultivuar 10 Ha
-Foragjere të dyta, jonxhë 30 Ha

Nj.A.Bërdicë

-Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe.
-Tokë e pakultivuar 20 Ha
-Foragjere të dyta, jonxhe 30 Ha
-Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat

-Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes
-Tokë e pakultivuar 3 Ha
-Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
-Pemtore 2 Ha

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA