Rikthehen reshjet e dëborës/ Në Korcë, Qafë Thanë dhe Elbasan. Vështirësi në disa akset rrugore

15/01/2021 02:07

Reshjet e dëborës me intensitet mesatar kanë përfshirë gjithë Qarkun e Korçës, Qafë Plloçën dhe Qafën e Qarrit ku trashësia e borës ka shkuar deri në 5 cm. Mbrëmjen e se enjtes reshjet përfshinë edhe qarkun e Elbasanit, por edhe zonat në veri të vendit.

Në Bulqizë është rënduar situata në rrugë nga reshjet e dëborës të shoqëruar me erë të fortë dhe ngrica. Probleme në qarkullim ka në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi për shkak të erës së fortë të shoqëruar me dëborë. Probleme po ashtu edhe në rrugët ruale të njesive administrative Ostren, Trebisht, Martanesh, Fushë-Bulqizë kalimi bëhet vetëm me zinxhir.

Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale akset momentalisht nuk paraqesin probleme ndërsa bëjnë me dije se mjetet kontraktore ndodhen në terren për mbarëvajtjen e situatës.

Ndërkohë sektori i qarkullimit rrugor u bën thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes maksimal në të gjitha akset pasi rrugët kanë prezencë të borës dhe lagështisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA