Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të enjte
Ne qarkun Elbasan gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ka pasur reshje dëbore në zonat malore.
Në zonat malore të Librazhdit si Stebleva trashësia ka arritur nga 10-15cm. Ndërsa në Qafë Thanë trashësia ka arritur deri 10 cm. Në pjesën tjetër të qarkut ka pasur pjesërisht reshje të dobëta shiu.
Akset e prekura nga bora janë Elbasan – Qafë Thanë, në Qafë Thanë dhe aksi Librazhd-Sterblevë ku nga Klenja në Zgosh qarkullimi kryhet me zinxhirë. Nga firmat kontraktuese janë marrë masat për normalizimin e situatës duke përdorur kripë e skorie. Qarkullimi nuk është ndërprerë në këto akse dhe vijon normalisht.
Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht, përveç disa fshatrave në Prrenjas si: Rrajcë, Qukës si dhe një linjë e cila furnizon fshatin Lin në Pogradec dhe zonën e Mokrës. Nga ana e OSHE po punohet për riparimin e defekteve.
Top Channel