Që nga përdhunimi i njerkut e martesa me probleme/ Jeta plot vuajtje e Lisës, gruas së parë të ekzekutuar pas 68 viteve në SHBA (Fotot)

15/01/2021 10:18
Lisa Montgomery

Lisa Montgomery është gruaja e parë e ekzekutuar që nga viti 1953 në SHBA, e cila la pas një jetë plot abuzime dhe vuajtje.

52-vjeçarja u dënua në Misuri në vitin 2007 për rrëmbim dhe vrasje të Bobbie Jo Stinnett, e cila ishte në muajin e tetë të shtatzënisë, të cilën e mbyti dhe më pas i mori foshnjën duke i prerë barkun.

Ekzekutimi i Montgomery u shty në mënyrë të përsëritur sepse mbrojtja argumentoi se ishte e paaftë mendërisht për të kuptuar arsyen e dënimit, megjithatë, Gjykata e Lartë hoqi pengesën e fundit duke hedhur poshtë vendimin e gjykatës më të ulët për të shtyrë vrasjen e saj.

Ajo është abuzuar që nga fëmijëria e saj e hershme

Tragjeditë e Lisa Montgomery e ndoqën atë gjithë jetën e saj dhe gjithçka filloi para se ajo të lindte. Sipas babait të saj, nëna e Lisa Judy Shaughnessy është dehur gjatë gjithë shtatzënisë, prandaj vajza e tyre lindi me sindromën e alkoolit fetal.

Ajo e përjetoi abuzimin e saj të parë seksual në moshën tre-vjeçare. Motra e saj tetë-vjeçare, Diane u përdhunua më pas nga një burrë që supozohej të kujdesej për ta.

Në moshën 11 vjeç, njerku i saj i dehur Jack Kleiner, rrihte  rregullisht Lisën dhe nënën e saj, e më pas filloi ta përdhunonte atë një ose dy herë në javë.

Sipas The Guardian, në vitet në vijim, përdhunimi u bë aq i zakonshëm saqë Kleiner ndërtoi një dhomë të veçantë pranë pranë shtëpisë, ku mund të abuzonte me të.

Gjatë përdhunimit, Lisa goditi dyshemenë e betonit, ku pësoi lëndime të trurit që më vonë do të dukeshin në rezonancën magnetike. Kur nëna e saj hyri një herë në dhomë gjatë përdhunimit, ajo u zemërua aq shumë saqë shkoi të merrte armën dhe ia mbështeti në kokën e vajzës së saj, duke bërtitur, “Si mund ta bësh këtë me mua?”. Me kalimin e kohës, abuzimi u përkeqësua, njerku i Lisës ftonte miqtë e tij ta përdhunonin me orë të tëra dhe të urinonin në trupin e saj.

Nëna, e cila do t’ia shiste trupin e Lisës elektricistëve dhe hidraulikëve në këmbim të parave, gjithashtu mori pjesë në abuzim. Si adoleshente, Lisa Montgomery i besoi një kushëririt, i cili ishte zëvendës sherif në atë kohë. Ajo i tha atij se burrat e lidhën, e rrahën dhe urinuan mbi të. Në vend që ta ndihmonte, kushëriri e largoi dhe e la në shtëpinë e njerkut të saj.

Kur Judy Shaughnessy u shkurorëzua nga burri i saj i dytë, ajo dhe Lisa dëshmuan në gjykatë për abuzimin seksual. Gjykatësi e kundërshtoi nënën se ajo duhej të kishte raportuar abuzimin.

Përmes martesës kërkoi shpëtimin: Edhe burri e përdhunoi

Në moshën 18-vjeçare, Lisa Montgomery u martua me djalin e njerkut të saj. Në moshën 25-vjeçare, ajo lindi katër fëmijë, por martesa ende nuk i dha asaj një shpëtim nga abuzimi. Vëllai i Lisës gjeti aksidentalisht një video ku shihej teksa Lisa rrihej e përdhunohej nga burri i saj.

“Ishte po aq e dhunshme sa një skenë tmerri. Nuk dija çfarë t’i thosha motrës sime”, tha ai më vonë.

Miqtë dhe familja filluan të vinin re se Lisa po humbiste gjithnjë e më shumë “në botën e saj”. Avokatët e saj pretendojnë se këto ishin shenjat e para të sëmundjes mendore, duke përfshirë çrregullimin bipolar, PTSD komplekse, çrregullimin përçarës dhe dëmtimin e trurit.

Lisa Montgomery u shkurorëzua nga burri i parë pas një kohe dhe u martua me Kevin Montgomeryn. Ishte gjatë kësaj periudhe që ajo filloi të pretendonte të ishte shtatzënë edhe pse nuk ishte e mundur. Gjegjësisht, pas lindjes së fëmijës së saj të katërt, Lisa iu nënshtrua një procedure të përhershme sterilizimi. Sipas avokatëve të saj, Lisa kishte frikë se ish-burri i saj do ta kapte atë duke gënjyer dhe do ta përdorte atë për të fituar kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Kjo frikë përfundimisht e dërgojë në krimin për të cilin Lisa Montgomery do të dënohej me vdekje.

Vrasja e Bobbie Jo Stinnett

Më 16 dhjetor të vitit 2004, në moshën 36-vjeçare, Lisa Montgomery udhëtoi nga shtëpia e saj në Kansas për në qytetin e vogël të Skidmores, Misurit. Atje ajo do të takonte Bobbie Jo Stinnett, një grua në muajin e tetë të shtatzënisë të cilën e takoi në një forum të qenve. Ajo kishte rënë dakord më parë me Stinnett se do të blinte një nga këlyshët e saj, por sapo Lisa hyri në shtëpinë e saj, ajo sulmoi gruan shtatzënë dhe e mbyti atë me një litar.

Menjëherë pas vrasjes, ajo preu fetusin nga mitra me një thikë kuzhine. Fëmija mbijetoi dhe Lisa Montgomery e çoi në shtëpinë e saj në Kansas. Ajo pretendoi se ishte fëmija i saj që ajo kishte lindur një ditë më parë.

Policia e gjurmoi atë shumë shpejt, morri fëmijën e saj dhe ia ktheu babait të saj. Pas arrestimit, avokatët e mbështetën mbrojtjen e tyre në teorinë se Bobbie Jo Stinnett vrau vëllanë e Lisës, edhe pse ishte një alibi në atë kohë. Jurisë iu deshën pesë orë për ta shpallur fajtore, dhe të nesërmen Lisa Montgomery u dënua me vdekje.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA