Ndryshon situata në Për’Puthen/ ‘Gangsteri’ zbutet para Melisës, por djali i ri i fiton zemrën vajzës

15/01/2021 19:30

Eri ishte djali i katërt që iu bashkua emisionit Për’Puthen. Hyrja e tij ishte me jakën e këmishës të ngritur, duke ekspozuar edhe një varëse të trashë. Arjon Konomi i tha se i kujtonte vitin ’97.

Gjithsesi Eri u vlerësua shumë për lirshmërinë e tij dhe madje fitoi edhe një takim me Melisën, në të cilin pati shumë kimi.

Pjesë nga biseda

Melisa: Si shumë i egër po bëhesh, mbyllë këmishën. Pse nuk bën poezi

Eri: Nuk kam bërë kurrë. Por do të bëj për ty

Melisa: Ça do të bësh tjetër

Eri: Të shohim në të ardhmen

Melisa: Si reagon kur je me nerva

Eri: Shumë keq

Melisa: Edhe me femrën?

Eri: Jo jo, nuk bëhet fjalë

Melisa: Me ça merresh

Eri: Ditën fle, në darkë dal. Shoh biznesin kur zgjohem pas dal

Melisa: Me alkoolin dhe femrat je mirë ëëë?

Eri: Tani nuk merrem më, jam bërë djalë i mirë/ Gazeta SHQIP

FOTO GALERI
1/17

Top Channel