Mbrojtja e pasurisë kulturore, tryezë kombëtare kundër trafikut të artefakteve dhe gërmimeve të paligjshme Një libër kushtuar miqve të tij. Shumë nga ata do të gjejmë në librin “Mur” të artistit Vladimir Myrtezai. Shpesh artistët pamorë e kanë të vështirë të adaptohen me fjalën.
Por duket se kjo e fundit shkrihet shumë mirë tek ky artist, sepse shkrimi është pjesë organike e tij, sidomos në këtë kohë vetmitare.
Vladimir Myrtezai: Është një kohë që të përqendron, që të le brenda, që të ngre shumë pikëpyetje dhe për këtë arsye këtë lloj energjie e kam kaluar tek shkrimësia, ose tek forma e të dëshmuarit me fjalë.
Imagjinata e tij si artist dhe si shkrimtar e dallojnë Vladimir Myrtezain si një nga penat më me stilistikë. Ai ju përvihet personazheve duke i portretizuar, tipizuar apo edhe përshkruar thellësisht të gjallë.
Kështu të mbledhur javë pas jave ata zënë vend në “Mur”. Një pengesë kjo që autori e ka të përhershme në jetën e tij.
Vladimir Myrtezai: Mur, sepse gjërat që unë shkruaj, gjërat që më rrethojnë, fenomenet që unë reagoj ndaj tyre janë limitet që unë provoj të arrij, qoftë nga pikëpamja filozofike, mënyra e të shkruarit, dashuria për gjuhën. Është një fjalë e shkurtër që nuk shpjegon shumë, por që e fton lexuesin të futet dhe të kontrollojnë brenda.
Ladi mbetet i njëjti me atë artist avandgardist, apo pedagog të ri që ka qenë dikur. Ai në vetvete është personazhi i qëndrueshëm, që zgjedh të komunikojë gjithmonë me mënyrat e tij ndryshe.
Vladimir Myrtezai: Do gjejë shumë shkrime të atyre që unë i quaj limitet e mia, por që në fakt janë miqtë e mi. Nuk është një libër që bëhet për miqtë, por është një libër që zbërthen fenomene mes miqsh.
Top Channel