“Lunatik”, rubrika më e re në Top Channel, çdokush mund të bëhet opinionist

15/01/2021 15:08

Edi Manushi dhe Bledi Mane tregojnë si mund të bëheni pjesë e rubrikës më të re.

Njerëzit kanë nevojë të shprehen dhe kështu ne menduam të krijonim këtë rubrikë të re, thotë Ed Manushi. “Shikojmë që ka shumë njerëz që komentojnë në rrjetet sociale dhe kanë mendime të zgjuara. Pse të mos u japim mundësinë ta bëjnë këtë gjë në ekran”

Autori, Bledi Mane thotë se opinionistë taktualë janë konsumuar dhe ekranit i duhen figura të reja, që thonë mendimin e tyre pa filtra. “Është hapësira, që zërat e rinj, pa asnjë dallim të flasin. ‘Lunatik’ janë ata njerëz që janë pak tifozë të mendimit të tyre dhe duan të shprehen. Ne tani e dimë se çfarë do të thonë opinionistët që kemi. Njerëzit janë mërzitur me ta”.

Madje, Mane përmend disa opinionistë, që sipas tij janë konsumuar, “Andi Bushati,Lorenc Vangjeli, Andi Bejtja  dhe shumë e shumë të tjerë”.

Do të jetë një rubrikë në formën e debatit.

Çdo kush mbi moshën 18 vjeçare mund të aplikojë për t’u bërë pjesë e programit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA