Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH), u ka dërguar një letër publike kryeministrit Rama, ministes së Arsimit, Evis Kushi dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ku kërkojnë që stafi akademik dhe ndihmësit e stafit të kenë përparësi për vaksinimin kundër Covid-19.
Në letrën e tyre ata e cilësojnë të domosdoshme kthimin në auditore për të mënjanuar mangësitë e konsiderueshme në formimin e studentëve, në mënyrë të veçantë të atyre që vijojnë studimet në shkencat mjeksore, biologjike, natyrore, bujqësore, teknike-inxhinerike, shkencave të tjera të aplikuara, të arteve dhe sporteve, ku formimi praktik, përmes punëve laboratorike, ushtrimeve dhe demonstrimeve në auditor është thelbësor.
“Shumica e studentëve dhe pedagogëve janë të mendimit se kthimi, sa më herët që të jetë e mundur në auditor është domosdoshmëri për të mënjanuar mangësitë e konsiderueshme në formimin e studentëve, në mënyrë të veçantë të atyre që vijojnë studimet në shkencat mjeksore, biologjike, natyrore, bujqësore, teknike-inxhinerike, shkencave të tjera të aplikuara, të arteve dhe sporteve, ku formimi praktik, përmes punëve laboratorike, ushtrimeve dhe demonstrimeve në auditor është thelbësor.
Nëse procesi mësimor do të vazhdojë online edhe në semestrin II të këtij viti akademik, këto mangësi do të thellohen akoma më shumë për studentët që vijojnë mësimin online që nga semestri II i vitit të kaluar akademik, sepse ai (mësimi online) do të përbënte rreth 50% të të gjithë studimeve të tyre në nivelin e ciklit të parë (bachelor) dhe rreth 70% e studimeve të ciklit të dytë (Master).
Kthimi në auditore gjatë shkurtit, për provimet e semestrit I dhe për fillimin e semestrit II, do të mënjanonte thellimin e mangësive në formimin e studentëve. Në rast të kundërt studentët nuk do të mund t’i kompensojnë këto mangësi në formimin universitar deri në fund të ciklit përkatës të studimeve, ç’ka do të thotë që ata të diplomohen me një nivel të ulët të formimit profesional, veçanërisht në realizimin e formimit praktik të tyre”- shkruajnë në letrën e tyre Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë.
Më poshtë do gjeni letrën e plotë:
Top Channel