“Kalbej dynjaja”/ Rama bën krahasimet: Kemi investuar në mënyrë strategjike, jo për qëllime elektorale

15/01/2021 12:55

Kryeministri Edi Rama duke folur për situatën e përmbytjeve tha se në 7 vite situata është përfituar ndjeshëm.

“Shifrat nuk i tregojnë të gjitha, sepse nuk është thjeshtë që ne kemi shumëfishuar investimet por se ku kanë shkuar ato, është investuar në mënyrë strategjike dhe jo taktike politike si në të shkuarën , merri lekët e përdori për fushatë dhe qëllime elektorale.

Nga ana tjetër se ku kanë shkuar investimet në pikëpamjen e strategjisë, por edhe cilësia, në të shkuarën, nuk kemi gjetur asnjë kanal kullues të zhbllokuar, asnjë, prandaj ndodhnin përmbytje dhe kur kishte pak reshje, që nxorrrën mijëra veta nga shtëpia , kalbej dynjaja.

Sot krahasuar me 7 vite me para vendi ka më shumë se sa dyfishin e tokës që punohet. Kur morëm detyrën ishin 120 mijë ha që punoheshin , sot jemi te 270 mijë ha.

Ja impakti i investimeve , tregues i faktit që Shqipëria e punon tokën sot, ka rekord eksportesh, vendi ka një ndryshim esencial në deficitin e vetë tregtar. 7 Vite më parë importonim 7 me 1 në bujqësi, ushqimore, sot jemi 3 me 1. Pse sot importojmë më pak? sepse më shumë se gjysma e atyre që importoheshin janë zëvendësuar me prodhimin brenda”, tha Rama.

Më tej Rama tha se: Krahasimi me 2010 bëhet sepse kemi pasur një sasi reshjesh që u konsiderua apokaliptik, jo thjesht krahasime qeveri me qeveri. E mbani mend u bë hataja e zezë, në Shkodër u evakuan me mijëra, taksi me varka, dhe kjo nuk është metaforë.

tTani jo çdo gjë e ka në dorëv robi, E mbani mend përmbytjen e Parisit, Gjermanisë, Hungari, në veri të Italisë, Genova, që e çoi llucën deri në gjysmën e kateve të para. ka situata që nuk arrin dot t’i përballosh për arsye objektive.

Krahasimet vlejnë se vërtet mund të ketë një moment që futet nën ujë një bulevard, si në Vlorë, dhe aty përvec faktit që do bëhen dhe 3 ndërhyrje, kini parasysh efektin e lavamanit, jepni presionin maksimal dhe ai do bllokohet por jo se lavamani është i bllokua, dhe kjo punë njësoj.

ne e dimë që do ketë momente të vështira. Ky ujë që qëndronte me jave në Shkodër asokohe ishte paftësia e robit. jemi në një situatë komplekse. ka akoma më shumë për të bërë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA