Vijon të jetë e rënduar situata në rrugë në rrethin e Bulqizës për shkak të reshjeve të dëborës.
Edhe pse reshjet me intensitet të lartë të dëborës të shoqëruar me erë të fortë gjatë natës kanë pushuar, gjatë mëngjesit të sotëm, situata në rrugë është mjaft e vështirë për shkak edhe të ngricave.
Aksi nacional Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Krastë gjatë mëngjesit të sotëm makinat kanë lëvizur me shumë vështirësi si pasojë e prezencës së akullit në rrugë.
Ndërkohë aksi Qafë e Buallit deri në qendër të Krastës në shumë segmente me zinxhir, Qafe e Buallit-Zona D me zinxhirë dhe me shumë vështirësi për
shkak të ngricave.
Ulja e temperaturave të cilat kanë krijuar akull në rrugë ka bërë që disa makina të dalin nga rruga.
Drejtues të automjeteve shprehen se gjatë mëngjesit të sotëm nuk është hedh as kripë as skorje.
Me zinxhir kalohet në të gjitha rrugët rurale të njësive administrative të Bashkisë Bulqizë, aktualisht trashësia e dëborës në qytet 5 centimetër ndërsa në zonat e thella deri në 25 centimetër.
Top Channel