Skuadra e SPAL-it, pjesë e së cilës është futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha, bëri surprizën duke eliminuar Sassuolon nga Kupa e Italisë.

Sfida e zhvilluar në “Mapei Stadium” përfundoi 0-2 në favor të ekipit nga Ferrara, që shfrytëzoi superioritetin numerik, të krijuar në fillim të pjesës së dytë pas ndëshkimit me karton të kuq të Djuricic, duke shënuar dy gola të shpejtë (49’ dhe 58’) me autorë Missirolin dhe Dickman.

Në inferioritet numerik dhe të rënë psikologjikisht vendësit nuk gjetën forca për të kthyer rrjedhën e lojës, duke u pajtuar në fund me këtë eliminim surprizë nga një ekip i Serisë B. “Gardiani” kuqezi ishte protagonist në rolin e titullarit, duke e ruajtur të papkrekur rrjetën e portës së SPAL-it.

Në çerekfinale skuadra e Berishës do të përplaset me Juventusin në një mision thuajse të pamundur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA