Vaksina/ Rama në “Open”: Presin rreth 2.2 mln shqiptarë, kontrata do bëhet publike! Synojmë të përfundojmë vaksinimin për 14 muaj

14/01/2021 21:15

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka folur vaksinës Pfizer të ardhur në Shqipëri.

Sipas Ramës kontrata e Pfizer do të bëhet publike, pasi do dërgohet në Parlament.

Rama ka shtuar se vaksinimi pritet dhe ka ambicie të mbyllet për 14 muaj në vendin tonë.

“Kemi garantuar 500 mijë doza. 10780 do vijnë në janar. Do vijnë rreth 30 mijë në shkurt. kemi parashikuar me tre skenar ta mbyllim për 14 muaj. Në skenarin e tretë është në 24 muaj. Spanja tha se do e mbylli në vitin 2024 . Duam të jemi ambiciozë dhe ta mbyllim në 14 muaj. Ajo që po them është se ne në bazë të këtij plani jemi të vendosur se duke ecur me shpejtësi të shkëpusim hallka. Vaksinimi ka dy efekte tek personi dhe tek komuniteti për të mos përhapur. Janë 2.2 milion e përafërt që presin.”   ka thënë Rama.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA