Kryeministri Edi Rama në emisionin “Open” në Top Channel ka deklaruar se Shqipëria ka kapacitete që të ruaj 250 mijë vaksina të Pfizer.

Sipas Ramës nuk është e nevojshme që të merren të gjitha vaksinat përnjëherësh për shkak se nuk mund të injektohen të gjitha.

Më tej Rama ka shtuar se po negociohet me AstraZeneca dhe Jonson and Jonso. Po ashtu ai ka thënë se po mbahen kontakte me kompaninë Moderna.

“Ne kemi kapacitet që të mbajmë 250 mijë vaksina Pfizer, por nga ana tjetër sigurimi sot dhe parapagimi me vaksinën më të shtrenjtë kur ti nuk ke nevojë që të kish të gjitha sot. Se si mund të jenë dinamikat. Është e panevojshme. Ne jemi duke negociuar me AstraZeneca që është më e lirë dhe me të lehtë për tu mbajtur. Jemi afër me AstraZeneca. Po presim Jonson and Jonso vakinë me një goditje. Kemi kontakte dhe komunikojmë me Modernën. Ka edhe një element tjetër se pse është kaq e çmuar sepse kërkesa është marramendëse dhe prodhimi shumë i ulët” ka thënë Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA