U arrestua pasi u kap me 35 gram hashash para dy vitesh/ Babi i 24 vjeçarit akuzon avokatin: Më ka kërkuar 25 mijë euro për të mbyllur hetimin

14/01/2021 14:26

Sipas babait të Gentian Muratit, prokurori ka zvarritur çështjen dhe djali nuk ka dalë në seancë gjyqësore.

Rrëfimi i Tahir Muratit në “Shqipëria live”: “Kanë kaluar më shumë se dy vite që djali im u arrestua në Laç, pasi u kap me një sasi të vogël hashashi prej 35 gramësh. Kam folur me avokatin Ilir Dyzeni dhe më ka kërkuar 35 mijë euro. Nuk mundem t’i paguaj kurrë, që prej nëntorit 2019 unë jetoj në çadër sepse m’u prish shtëpia. Po mbajnë të arrestuar djalin tim ndërkohë që ata që e tregtojnë drogën janë të lirë”.

I kontaktuar nga “Shqipëria live”, avokati i çështjes ka refuzuar të marrë pjesë në emision ndërkohë që ka mohuar akuzat e bëra nga Tahir Murati. Sipas tij çështja po procedohet normalisht.

Megjithatë, babai i Gentianit nuk paraqiti prova që mund të vërtetojnë dëshminë e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA