Shitje narkotikësh, vjedhje e tapë në timon, 7 të arrestuar në Durrës

14/01/2021 10:29
Foto ilustruese

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme, dy prej tyre të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Të arresturit janë G. M., 27 vjeç banues në Vlorë dhe Y. A., 43 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë natës kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit H. C., banues në Krujë. Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se janë autorë së 2 tentativave për vjedhje në banesat e shtetasve M. D. dhe H. H; Y. H., 34 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. A. R., 21 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të pa ligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”; D. L., 45 vjeç dhe D. B., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet “Ford” dhe “VolksWagen” në gjendje të dehur.N. D., 57 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur motorin tip “Skuter” është përplasur me një mjet tip “Benz” dhe për pasojë është lënduar vetë N. D., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 DVP Durrës

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në prangat e Policisë 7 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, arrestuan në flagrancë shtetasit G. M., 27 vjeç banues në Vlorë dhe Y. A., 43 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë natës kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit H. C., banues në Krujë. Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se janë autorë së 2 tentativave për vjedhje në banesat e shtetasve M. D. dhe H. H. Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Tiranë, ndaluan shtetasin Y. H., 34 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasin A. R., 21 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ishte i shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Nr. 1, Tiranë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të pa ligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: D. L., 45 vjeç dhe D. B., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet “Ford” dhe “Volksëagen” në gjendje të dehur.N. D., 57 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur motorin tip “Skuter” është përplasur me një mjet tip “Benz” dhe për pasojë është lënduar vetë shtetasi N. D., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA