Rama në “Open”: Një sanitare nuk hedh poshtë mundin e 18 mijë mjekëve!

14/01/2021 22:21

Kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin “Open” për sanitaren në spitalin covid-2 e cila mashtroi vajzën e një pacienteje duke i marrë rreth 8 mln lekë të vjetra.

Sipas Ramës një sanitare apo edhe 20 si ajo, nuk mund të hedhë poshtë mundin e 18 mijë mjekëve që shërbejnë në luftë me covid.

Eni Vasili: Në komunikimet e bëra thotë që nuk më vjen njeri dhe i kanë hequr ujin dhe ushqimin. Po të tjerët ku ishin?

Rama: Unë nuk sbarz timen dhe të mbush të tjerët. Spitalet tona covid kanë bërë dhe po bëjnë punë heroike dhe të suksesshme. Me të gjithë atë ngarkesë dhe stres të ketë gjëra që nuk shkojnë. Por ka pafund nga ato që kanë kaluar në spitale dhe pyetini. Nëse ka të tjerë të thonë kështu të marrin ato dhe ta nxjerrin me shqelma nga sistemi mjekësor. Unë me këtë punë merrem dhe i ndjek.

Rama është ndalur edhe tek rasti i shkarkimit të një mjeku duke thënë se shkarkimi i tij ka qenë i saktë për shkak se nuk duhet të dalë dhe të përhap panik apo dezinformim.

Rakipllari: Një mjek i urgjencës Kombëtare, ka denoncuar nga brenda se nuk ka pajisje dhe nuk ka shërbim. Ky person është shkarkuar nga puna.

Rama: Standardi im thotë që një gjeneral dhe një kolonel apo një mjek i një spitali që është në frontin e luftës dhe del në TV dhe mbush dynjanj me opinione që përhapin dizinformacion dhe panik. Nuk mund të jetë. Kanë marrë masë për të dhe mirë kanë bërë. Ka një hirarki. Shkon te drejtori i spitalit dhe më pas tek ministri. Unë i pari personalisht janë verifikuar nga ministria e shëndetësisë dhe rezulton që kemi të bëjmë me një person që nuk e përmbush dot. Shkel etikën. Najada Como e njeh situatën apo Dritan Kalo. Ka pasur kurajo dhe ka dalë disa herë tek oborr. Është bërë gjëja e duhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA