Pesë persona kane rënë në pranga në Tiranë për vepra të ndryshme penale, tre prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.
Kështu u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. G., 30 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Në pranga ra edhe E. L., 38 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Po kështu L. V., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vepra të turpshme”.
Listës së të arrestuarve i bashkohet edhe A. A., 51 vjeç, pasi në vitin 2017, me anë të mashtrimit, i ka përvetësuar shumën 270.000 euro, për të cilat nuk i ka lëshuar as faturë tatimore, shtetases S. B.
Gjithashtu ra në pranga edhe K. B., 27 vjeç, pasi në rrugën “Shefqet Kuka”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel