I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek, Vasilis Varelas Dritaret duhet të mbahen të hapura, sipas udhëzuesit të miratuar nga MSH për rregullat anticovid që duhet të ndërmarrin institucionet arsimore në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit.
Por sa e zbatueshme është kjo masë në stinën e dimrit, kur temperaturat janë shumë të ulëta?
Flasin nxënësit dhe prindërit :
1.Duhet t’i mbajmë hapur që të ajroset klasa, por kemi dhe shumë ftohtë. I kemi thënë zyshës 100 herë ta mbylli po zysha nuk na dëgjon…
2.Bën ftohtë por prapë nga koronavirusi i mbajmë të hapura dritaret.
3.Ka raste që rrimë edhe me xhupa brenda kur është shumë ftohtë po prapë i mbajmë hapur dritaret, të paktën 1
4.Po zbatohet udhëzuesi më duket absurde se fëmijët janë më të rrezikuar nga virozat e stinës , sidomos këto ditë do jetë më ftohtë e mos do kenë temperaturë.
Në një vëzhgim të kryer nga Top Channel në disa shkolla të kryeqytetit vihet re se jo të gjithë ndjekin procesin e ajrosjes së klasave, duke zgjedhur përpara udhëzuesit mendimin e fëmijëve, të cilët thonë se kanë ftohtë.
Top Channel