Pak ditë më parë qarkulloi lajmi se vajza e Donald Trump donte të merrte pjesë në inagurimin e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht lajmeve  që qarkulluan, Ivanka Trump nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur Joe Biden në 20 Janar. Ivanka nuk pritet të marrë pjesë në inaugurim dhe as nuk u prit ndonjëherë,” tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Lajmi vjen një javë pasi një turmë e dhunshme e mbështetësve të Donald Trump zbriti në Capitol Hill duke hyrë në ambjentet e brendshme të senatit.

Pesë persona humbën jetën si rezultat i dhunës së kryer atë ditë. Ndërsa babai i saj është dënuar gjerësisht për nxitjen e dhunës në Capitol, 39 vjeçarja gjithashtu është kritikuar për një postim në Twitter, që më pas u fshi, në të cilin ajo e quajti grupin “Patriotë Amerikanë”.

Pasi ajo fshiu postimin, ajo shkroi: “Protesta paqësore është patriotike. Dhuna është e papranueshme dhe duhet të dënohet në termat më të fortë“.

Vetë Donald Trump ka deklaruar se do ta bojkojtojë ceremoninë e betimit të Joe Biden.

Burimi: People

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA