Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të enjte në Doganën e Vorës.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se një 45-vjeçar është gjendur pa shenja jete Brenda kamionit që drejtohej prej tij.
Policia dyshon se kjo vdekje ka ardhur prej një ataku kardiak, pasi nga këqyrja në trup të kamionistit s’ka pasur shenja dhune.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.01.2020, rreth orës 18:20, në Doganën e Vorës, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth moshës 45-vjeç, brenda mjetit tip kamion që drejtohej prej tij.
Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel