Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në Rubik.
Sipas policisë në këtë aksident kanë gjetur vdekjen 4 persona nga e njëjta familje. Përkatësisht shoferi i mjetit “Citroen” bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët, ndërkohë është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.
Mësohet se makina është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.
Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Top Channel