Kryeministri Edi Rama inspektoi depot farmaceutike në ambiente e QSUT-së dhe ISHP-së, për të parë nga afër kapacitetet frigoriferike për ruajtjen e vaksinave anti COVID-19.
“Kapacitetet aktuale për të ruajtur në temperaturë -70 gradë janë 250 mijë doza vaksinë në mënyrë të menjëhershme. Sigurisht, edhe për llojet e ndryshme të vaksinave, për ato të Moderna-s që do na vijë, -20 gradë, kemi kapacitetet për të pritur 950 mijë doza njëkohësisht. Përsa i përket kapaciteteve frigoriferike për vaksina të llojeve të tjera, për ato që kërkojnë 2 deri në 8 gradë, kemi kapacitete për të pritur 7 milionë doza”, tha ministrja Manastirliu.
Kryeministri evidentoi rëndësinë e investimeve të bëra në zinxhirin e ruajtjes së vaksinave.
“Me atë depo që ishte këtu, vaksinat do ishin në dorë të Zotit”, u shpreh Kryeministri Rama.
Vaksinimi mjekëve në ambientet e Stadiumi “Air Albania” do të vijoj sipas një grafiku të paracaktuar.
Top Channel