Piramida u ndërtua në fund të viteve 80, në nder të diktatorit komunist Enver Hoxha. E projektuar si flatra shqiponje, simboli ynë kombëtar, ajo zë një sipërfaqe prej 11.800 m2.
Prej disa ditësh punonjësit e kompanisë fituese kanë nisur punimet me mjete të rënda, për shndërrimin e kësaj strukture në një qendër multifunksionale për teknologjinë, artin dhe kulturën.
Ky këtu është kufiri ndarës mes dy pjesëve, mes asaj ku po punohet dhe pjesës tjetër të Piramidës, ku punojnë aktualisht rreth 100 punonjës të Top Medias, përfshirë Radion Kombëtare, Top Albania Radio.
Prej ditësh kjo pjesë e Piramidës ku transmetohet pa pushim po përballet me avari të shumta, përfshirë dëmtime të infrastrukturës, të kabllove, të fibrave optike, ndërprerje të sinjalit video, te energjisë. E fundit ishte ndërprerja, black out-i, prej 5 minutash, i transmetimeve të Top Albania Radios. Pa llogaritur këtu zhuramt e makinerive të rënda, që punojnë sipër dhe interferojnë gjithë kohën në trasmetimet e Top Albania Radios, WËake up-it etj.
Në fillimet e veta Piramida njihej si Mazoleumi I Enver Hoxhës. Mazoleum do të thotë një strukturë gjigante, impresionuese, ashtu siç historia ka treguar se synohen nga diktarorët, ku vendosen një ose disa varre.
“Rrezik nga zjarri” shkruhet në këtë tabelë të vjetër. Duke patur parasysh rreziqet e këtij procesi transformues ndoshta është mirë të shkruhet edhe “Rrezik për jetën”.
Top Channel