Udhëtimi i tij vjen në 105 vjetorin e udhëheqësit Mahatma Gandi.

Indiani rrëfen në “Shqipëria live”: “Unë u largova nga shtëpia për të mësuar kuptimin e jetës Studiova inxhinieri por më pas kuptova që kjo nuk është jeta ime, u përfshiva në organizata për luftimin e klasave në Indi.

Në tetor 2019, fillova këtë udhëtim, u nisa me biçikletë nga India“.

Ai thotë se Shqipëria nuk ishte në planin e vendeve që do të vizitonte por ndryshimet si pasojë e pandemisë e sollën këtu. Lëvizja në qytete të ndryshme në kohën kur kufizimet e pandemisë janë të ashpra ia kanë vështirësuar këtë eksperiencë. Ai thotë se për shkak të izolimit, ka qëndruar i bllokuar në Gjeorgji për 5 muaj.

Fillova udhëtimin e paqes nga Shkupi, në sheshin Nënë Tereza. Nënë Tereza po ashtu ishte arsye që erdha në Shqipëri.

Qëllimi i udhëtimit ishte të shikoja njerëzit si të barabartë në vende të ndryshme nëpër botë, të shpërndaja mirësi. Ideja kryesore është të shohim realitetin, sepse shpërqëndrohemi nga shumë gjëra, të sjellim mirësi sepse vuajmë nga gjërat që na rrethojmë, si të kujdesemi për natyrën”.

Indiani i besimit hindu tregon për mikpritjen e shqiptarëve: Kur erdha në Tiranë, kisha sërish 1000 lekë. Pas udhëtimit deri në Tiranë, u ktheva sërish me 1000 lekë. Vendasit nuk më lanë të paguaj, më kanë ofruar shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA