Policia i ka sekuestruar një thikë dhe një sasi të dyshuar kanabis, gati për shitje.
Deklarata e policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë kanë goditur një rast të veprimtarisë së paligjshme në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. J., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, shërbimet e Policisë e kanë ndaluar këtë shtetas, në lagjen nr. 11, Korçë, dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një thikë metalike dhe një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Top Channel