Kina prezanton trenin e pasagjerëve më të shpejtë në botë që udhëton me 600km/orë (Fotot)

13/01/2021 17:36

Kina ka prezantuar sot prototipin e një treni super-të-shpejtë pasagjerësh që udhëton me shpejtësi 600 km/orë.

I njohur ndryshe si “treni super-i-shpejtë maglev’, model i ri doli sot nga linja e prodhimit në ceremoninë e organizuar në qytetin jugperëndimor të Chengdu.

Mjeti mburret me një shpejtësi prej të paktën dy herë më e madhe se ajo e flotës së trenave ‘Eurostar’ dhe sipas llogarive do të përshkonte distancën mes Londrës e Parisit në vetëm 45 minuta.

Dizenjuesit e tij nga Universiteti Jiaotong tha se treni është i pari i llojit të tij në botë. Studentët bashkëpunuan me Kompaninë Hekurudhore të Kinës dhe korporatën CRRC për krijimin e trenit ne nje projekt prej 60 milionë huan ($8milionë).

Prototipi është 21-metër i gjatë i tërhequr nga një lokomotivë që mund të arrijë shpëjtësinë prej 620 kilometra në orë.

Mjeti përdor teknologjinë ‘maglev’ të super-përçimit (HTS) në temperatura të larta, e përdorur dhe në trenat maglev në Gjermani dhe Japoni.

Por grupi prodhues thotë se versioni kinez është më i lehtë me strukturë më të thjeshtë, prandaj më i lirë për t’u prodhuar dhe vënë në funksion.

Inxhinierët e konsiderojnë teknologjinë HTS më të përshtatshme për teknikën futuristike të transportit me vakuum, sipas të cilës trenat maglev ultra-të-shpejtë udhëtojnë mbi vakumin e ajrit pa forcë fërkimi, duke arritur shpejtësi  prej 1,000 kilometra në orë.

“Teknologjia  HTS e bën trenin të qëndrojë në ajër pa rrymë elektrike, dhe të mund të lëvizet vetem me një dorë”, tha Deng Zigang, profesor i universitetit.

Universiteti nisi sot hekurudhën eksperimentale për testimin e teknologjisë. Kina ka rrjetin hekurudhor më të gjatë në botë prej rreth 35 000 km.

Aktualisht trenat e shpejtë të vendit arrijnë shpejtësinë 350 kilometra në orë dhe rezidentët mund të udhëtojnë mes dy qendrave politike e financiare të vendit Pekin e Shangai për  4.5 orë.

Kina ka gjithashtu trenin e parë komercial maglev në botë.

Linja prej kilometrash u hap në 2002 në Shanghai dhe lidh aeroportin Shanghai Pudong me qendrën e qytetit. Ndërtimi kushtoi 1.3 miliardë dollarë.

Japonia ka ndërtuar deri tani trenin më të shpejtë në botë, por nuk e ka në përdorim komercial. Hekurudhat japoneze kishin vendosur rekordin e shpejtësisë me trenin maglev në 2016 kur arriti shpejtësinë 603 kilometra në orë.

FOTO GALERI
4/8
Mjeti përdor teknologjinë ‘maglev’ të super-përçimit (HTS) në temperatura të larta, e përdorur dhe në trenat maglev në Gjermani dhe Japoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA