“Do të përfundoj në karrige me rrota?”, mjekja rrëfen pasojat afatgjata të koronavirusit

13/01/2021 10:51

Punonjësit e shëndetësisë që ndodhën në vijën e parë të betejës me koronavirusin në Angli kanë shpjeguar efektet afatgjata që ka lënë sëmundja tek ata. Teksa rrëfenin eksperiencat e tyre para deputetëve, kishin qëllim që të paralajmëronin këdo që mendon se është “i paprekshëm” nga efektet e Covid-19.

Dhimbje, diarre kronike, bllokimi i trurit dhe lëvizja me këmbë për distanca shumë të shkurtra janë vetëm disa prej simptomave që përshkruajnë tre persona në të 30-at e tyre. ‘Covidi i gjatë’ është termi i përdorur për të përshkruar efektet e sëmundjes që zgjasin për javë ose muaj me radhë.

Mjekja Nathalie MacDermott, 38 vjeçe tha se neurologët besojnë që koronavirusi i ka dëmtuar palcën kurrizore. Ajo mund të ecë vetëm 200 metra, ka pësuar dëmtime në fshikëzën e urinës dhe në zorrë, ka dhimbje në duar dhe ndihet e këputur.

MacDermott, një mjeke e specializuar në sëmundjet infektive pediatrike tha: “Unë jam 38 vjeçe dhe pyes veten nëse do të jem ndonjëherë në gjendje të eci siç duhet pa paterica. A do të vazhdojë kjo situatë të përkeqësohet? Do të përfundoj në një karrige me rrota?”

Ajo i tha deputetëve se do ishte më mirë që të njiheshin pasojat e koronavirusit tek punonjësit dhe të mos kthehen në punë për një periudhë të caktuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA