“A e di mirë italishten, andej do e lëshoj”/ TCH zbardh dosjen me përgjime dhe foto, si funksiononte grupi që çonte shqiptarët ilegalisht në Amerikë dhe Kanada
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vijojnë kallëzimet në kuadër të vendimit për veprimtaritë e ndaluara për t’u promovuar gjatë fushatës elektorale, dhe jo vetëm nga subjektet politike por dhe nga qytetarë të ndryshëm.
I fundit është kallëzimi me deputetin e PS Alket Hyseni, ku sipas kallëzimet ky fundit shihet në një takim edhe me zyrtarë të policisë.
“Me date 6 janar 2020 deputeti A.Hyseni ka thirrur ne takim drejtues te policise se shtetit Sarande. Zoti Hyseni eshte deputete, eshte politikan, eshte kandidat ne zgjedhje dhe drejtues politik i zones, dhe asnje pike e legjislacionit shqiptar nuk i jep te drejte deputeteve te therrasin ne takim e te kerkojne llogari policise se shtetit. Rasti konkret perben shkelje te dispozitave ligjore dhe nje sinjal negativ per zgjedhjet dhe rolin e Policise ne to, ndaj eshte ne interesin e vete KQZ te reagoje per distancimin nga praktika te tilla dhe ndalimin e tyre ne te ardhmen”, thuhet në kallëzimin e postuar në faqen e KQZ.
Ajo që vihet re është se LSI gjithashtu ka adresuar një sërë kallëzimesh në KQZ.
Top Channel