500 familje evakuohen/ Kosovë, u goditën nga vërshimi i ujërave në Vushtrri

13/01/2021 20:04

Qyteti i Vushtrrisë po del të jetë mesin e komunave më të prekura nga vërshimet në vend.

Dalja e lumit Sitnica nga shtrati shkaktoi përmbytje jo vetëm në fshatrat përreth por arriti deri në qytet.

Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri tregon se 500 familje janë evakuuar dhe janë shkaktuar dëme të mëdha në ekonomitë familjare dhe biznese.

Për këtë, Kryeministri Avdullah Hoti zhvilloi një vizitë në Vushtrri, nga ku tha se ekipet e shpëtimin kanë arritur me sukses t’i largojnë me kohë familjet e rrezikuara nga uji i lumenjve që i kishin përmbytur.

Hoti poashtu tregoi se nga e enjtja do të formohet grupi punues për vlerësimin e dëmeve, por pa treguar se sa ka fonde shteti për mbulimin e tyre.

Përveç Vushtrrisë, dëme të mëdha janë bërë edhe në Gjakovë, Malishevë, Suharekë, Deçan e Drenas.

Top Channel