Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit (MEA).
Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress vet Kuçi i cili tha se tashmë e ka kërkuar lirimin nga detyra e postit të ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit përshkak se do të jetë pjesë e shtabit zgjedhor nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Kuçi tregoi për KosovaPress edhe se a do të jetë pjesë e listës së deputetëve të AAK në zgjedhjet që do të mbahen me 14 shkurt.
Kuçi: Kam kërkuar lirimin nda detyra e postit të ministrit
AUDIO
“Po kam kërkuar të lirohem nga detyra e ministrit përshkak se kam me qenë pjesë e shtabit zgjedhor në këto zgjedhje dhe nuk mundem në të njëjtën kohë me kry si duhet detyrën edhe të ministrit edhe me qenë pjesë e shtabit zgjedhor. Do të jem pjesë e shtabit zgjedhor në zonën Suharekës, Rahovecit dhe Prizrenit”, tha Kuçi për KosovaPress.
Kuçi ka potencuar edhe se do të jetë vetëm pjesë e shtabit zgjedhor dhe nuk do të jetë në listën e deputetëve.
Kuçi: Nuk do të jem në listën e deputetëve
AUDIO
“Jo nuk do të jem në listën e deputetëve”, tha shkurt Kuçi.
Top Channel