Taulant Muka ende skeptik për vaksinën: Dua të shoh më shumë të dhëna

12/01/2021 13:59

Dje filloi vaksinimi në Shqipëri dhe të parët që po marrin dozën e Pfizer janë mjekët. Dyshimet për të bërë apo jo vaksinën  janë kryefjalë në vend.

Studiuesi Taulant Muka thotë për “Shqipëria live” se  vetë nuk mendon se do ta marrë vaksinën: “Unë jam 32 vjeç dhe jam i shëndetshëm, kam afërsisht mundësi zero për të përjetuar Covid në gjendje klinike”.

Ai thotë se nuk ka prova që tregojnë se vaksina parandalon përhapjen e virusit. “Nuk ka fakte që nëse unë marr vaksinë mbroj të tjerët dhe nuk i infektoj. Nëse do të ishte kështu do ta  merrja”.

I pyetur nëse prindërit, si pjesë e grupit të rriskuar nga Covid do ta marrin vaksinën, Muka duket ende i dyzuar. “Kam nevojë të shoh më shumë, çfarë efektesh ka”.

Kryeministri Rama nuk tregoi se nga i ka marrë vaksinat. Muka thotë: “Nuk e kuptoj pse nuk është publike nga është marrë vaksina, duhet të kishte një bord dhe të kishte transparencë. Nuk ka nevojë që të mbahen sekrete, sepse lindin më shumë dyshimet te qytetarët”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA