Rrezikohet ura e lumit Mat/ Ura historike u dëmtua nga marrja e inerteve në lumë

12/01/2021 15:08

Ura me harqe ose siç të gjithë e njohin si “ura e Zogut”, si pasojë e reshjeve intensive dhe prurjeve të shumta që ka patur lumi Mat gjatë ditëve të fundit është dëmtuar.

Këmba e dytë e urës ka rënë për më shumë se një metër, duket mjaft qartë dëmi që ura ka pësuar por një ndikim shumë të madh në dëmtimin e kësaj ure ka dhënë marrja e inerteve pa kriter shumë pranë urës.

Helidon Sokoli, përgjegjësi i parkut arkeologjik Shkodër-Lezhë ishte sot në urën me harqe për të parë nga afër dëmet që ura ka pësuar. Ai kërkoi që të ndërhyhet sapo kushtet atmosferike të përmirësohen për të forcuar këmbët e urës në mënyrë që të mos shkatërrohet një ndër monumentet më të bukura të vendit tonë.

Sipas Dede Margjonit, marrja e inerteve pa kriter në afërsi të urës është ndër shkaqet kryesore të dëmtimit të saj.

Asnjë masë nuk është marrë për frenimin e këtij fenomeni dhe mbrojtjen e monumentit me vlera të jashtëzakonshme historike.

Ura e Zogut është një nga më të veçantat për strukturën e saj arkitekturore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA