Replika e Veliajt për përmbytjet: Kur Tiranën e drejtonin ata, kishte më shumë përmbytje!

12/01/2021 15:14

Kryebashkiaku Erion Veliaj  replikoi me opozitarët, të cilët fajesojne  mazhorancën në pushtet për situatën e krijuar me përmbytjet në vend. Veliaj  i kujtoi demokratëve  kohën kur ata drejtonin Bashkinëë e Tiranës dhe zona e bregut te Lumit zhytej nën ujë.

“Kur Tiranën e kishin këta që sot bëjnë gam-gam nga Gjiri i Lalzit, përmbyteshin Bregu i Lumit dhe Njësitë 4, 8, 9 e 11. Uji vinte deri te “Siri Kodra” e në Laprakë, kurse Tirana mbante erë. Është shumë kollaj të shash, por është më e vështirë të ndërtosh, të pastrosh, të ndihmosh njerëzit, t’i zhvendosësh në zona që përmbyten, t’i kompensosh edhe për përmbytjet që kanë ndodhur në kohën e atyre të Lalzit. Por, e rëndësishme është se nuk duhet të harrojmë ku kemi qenë e ku jemi sot. Ne nuk e ndalojmë dot natyrën, por mund të ndalojmë gjumin, përtacinë dhe indiferencën”, u shpreh Veliaj.

Deklaratat  Veliaj i beri nga Baldushku, ku nje tjetër familje  përfitoi një banesë te re nga procesi i rindërtimit  nga tërmeti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA