Çfarë përfitimesh kanë secili nga negociatat mes Turqisë dhe Greqisë? Kjo ishte pyetja që u shtrua për panelistët, e cila shkaktoi debate mes dy gazetarëve.
Debati nisi kur Arjan Çani tha se nëse takimi mbahet në Tiranë ka një super Pazar.
Pjesë nga debati:
Çani: Nëse ky takim mbahet në Tiranë, ka një Pazar shumë të madh në mes.
Hila: Po thuaje pra, cili është pazari.
Çani: Duhet të jesh budalla për të mos e kuptuar. Unë e thashë.
Hila: Tregoje me fakte. Cili është pazari.
Çani: Unë jam gazetar dhe si gazetar do të tregoj anën tjetër të medaljes. Nuk kam pse flas me gjuhë zyrtari. Ne këtu sulmojmë falas dhe mbrojmë me para.
Hila: Jemi këtu për të bërë analiza të thella, jo vetëm spektakël. Ne Turqinë e kemi aleat të madh. Nesër do ikë Erdogani do vijë një laik dhe Turqinë do e kemi sërish aleat.
Top Channel