Një ngjarje e pazakontë ndodhi mes dy vajzave të mitura në Greqi, ku një 15 vjeçare i kërkoi katër djemve të rrihnin një 16-vjeçare. Ky rast po trajtohet nga policia si një incident serioz, i cili po hetohet seriozisht për të mësuar çfarë ka ndodhur pasi e mitura, së bashku me shoqet e saj kanë pësuar dëme.
Hetimet po përqendrohen në marrëdhënien që kishin dy vajzat dhe dyshohet se sulmi ndodhi për shkaqe xhelozie. Mediat greke raportojnë se 15-vjeçarja i tha katër djemve të panjohur që të rrihnin vajzën tjetër, së bashku me dy mikesha që e shoqëronin, të cilat kanë përfunduar me plagë në spital.
Njëra prej vajzave, 17 vjeçare, ishte mikeshë e përbashkët e dy adoleshenteve, por nuk i njeh djemtë misteriozë që i sulmuan. Fillimisht u raportua si vjedhje, sepse sulmuesit i vodhën portofolin, celularin dhe karikuesin njërës prej tyre.
Por më pas, ngjarja ndodhi të shtunën që kaloi në Ermou të Greqisë, filloi të hetohej si dhunë ndaj të miturave.
Top Channel