Dita e dytë e vaksinimit/ Rama sërish pranë qendrës në “Air Albania Stadium”

12/01/2021 15:04

Në të dytën ditë të vaksinimit shkallët e “Air Albania” u mbushën me mjekët epidemiolog të Tiranës, Kavajës dhe Krujës.

Kryeministri Edi Rama i cili u vaksinua një ditë më parë shkoi përsëri për të parë ecurinë e këtij procesi.

“Po shkon shumë mirë. Sot jemi zgjeruar edhe më shumë akoma pasi presim staf mjekësor që marrin tamponët”, shprehet një prej mjekeve.

“Vaksina ka ruajtur të gjitha karakteristikat në lidhje me zinxhirin ftohës dhe vjen nga Instituti Shëndetit publik e ruhet në frigoriferë”, tha ministrja Manastirliu.

Ndërkohë kryeministri tregoi se çfarë i kishte ndodhur pas injektimit të vaksinës.

Rama: Çdo gjë në rregull? Se unë mbasi e bëra dje më çonin mesazhe mirë je, mirë je hë mirë je? Mirë jam. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA