Bisedimet greko turke për tensionin në janë një nga çështjet më të diskutuara ditët e fundit dhe sidomos kur po diskutohet se kryeministri Edi Rama po luan rolin e një negociatori mes palëve.
Kjo nisi menjëherë pasi Rama ishte dy ditë në Turqi dhe menjëherë më pas mbërriti në Athinë.
Vetë ministri turk Cavusoglu tha se do shkonte në Tiranë dhe shpresonte që ftesën ta pranojë edhe ministri grek Dendias.
Kjo po diskutohet sonte në Open, ku analisti Arjan Curri duke folur për Ramën tha se ai është thjesht një korrier: Dialogu është shumë i vjetër. Kjo është normale mes këtyre dy vendeve, njihet si një nga konfliktet me të vjetra në botë, dhe nuk mund të themi se ndërhyri tani dikush, Rama pra dhe e rregulloi, unë nuk e shoh dot në këtë rol, që t’i ulë pra në tryezë. Të arrij të t’i thërrasë këtu se di.
Pse jo?
Po sepse dialogu nuk mund të ecë mirë në në një vend të tretë që nuk është garant, si i vogël në rastin tonë. Unë mendoj se ata do e ulnin veten shumë nëse takohen ne një kryeqytet që nuk ka garanci për asgjë. Rama mund të ketë vetëm rolin e korrierit. Erogan mund të ketë dërguar Ramën që tu thojë për ftesë grekëve. Ka një konfirmim deri tani që do bëhet në Stamboll.
Top Channel