Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme për dhunë në familje dhe qarkullim pa leje drejtimi.
J. Gj., 26 vjeç, banues në Shijak u arrestua pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit dhe vëllait të tij. Ndërsa K. M., 26 vjeç, banues në Durrës, ra në pranga pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorin tip “Honda”, pa leje drejtimi.
Durrës
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Bien në prangat e Policisë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, ndaluan shtetasin J. Gj., 26 vjeç, banues në Shijak, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit dhe vëllait të tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorin tip “Honda”, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel